Jam më shumë se i nderuar që më është dhënë rasti të jem bartës i listës së LDK-së për Asamblenë Komunale në përkrahje të Kryetarit Lutfi Haziri për mandatin e ardhshëm katërvjeçar!
Misioni im është fitorja – për Gjilanin, me LDK-në. Vizioni im është komuna dhe vendi ynë me mundësi të shumta për të rinj e të reja, me zhvillim të qëndrueshëm socioekonomik, rezultate kulminante në kulturë, arsim e shkencë, dhe mirëqenie meritore për të gjithë- përmes politikave të inicuara, realizuara dhe udhëhequra nga
LDK, sipas frymës reale të rugovizmit!
Ne fund, ju paraqes një biografi të shkurte timen.
#MeLidhjen #MeLuten #PërGjilanin #Voto47
Faton Bislimi është i lindur në Gjilan. Eshte i biri i Halitit dhe Safetes, bashkëshort i Arbnora Dautit, dhe baba i Fionës dhe Olsës, ndërkohë që presin edhe fëmijën e tretë.
Fatoni është nga shqiptarët e paktë që ka mbaruar me sukses maksimal studimet universitare në dy fakultete në Texas (Matematikë dhe Sh.Kompjuterike) dhe ato pasuniversitare, të magjistraturës në Harvard (Zhvillim Ndërkombëtar), si dhe magjistraturën e dytë dhe doktoraturën në Kanada (Shkenca Politike).
Fatoni është nga njerëzit e mirë të Kosovës që ka vendosur të kthehet për të jetuar dhe vepruar në Kosovë në një kohë kur shumë njerëz perspektivën e tyre e kërkojnë jashtë Kosovës.
Faton Bilsimi është aktivist i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, lobit shqiptar në Washington D.C. tani e 15 vite, dhe bashkëpunëtor i ngushtë i shumë personaliteteve të njohura të politikës amerikane dhe botërore.
Ai ka ligjëruar në Fakultete të ndryshme të SHBA-ve, Kanadasë, dhe Kosovës. Është nderuar me shumë çmime akademike ndërkombëtare dhe ka publikuar disa libra e punime shkencore.
Që nga rinia e hershme, Fatoni ka qenë aktivist i palodhur. Vota për Fatonin dëshmon se Kosova mirëpret ngrohët kthimin e përvojës nga jashtë të atyre që bëhen argat në këtë vend të bekuar i cili ka ardhmëri dhe mund të bëhet i mirëqenë sot për ne, e nesër për fëmijët tanë.
Faton Bislimi ka hyrë në LDK në Gjilan si bartës i listës për të dëshmuar besimin, shpresën se ky vend duhet të bëhet nga ne.
Voto Faton Bislimin dhe listën e LDK-së për Asamble Komunale si dhe Kryeatrin Lutfi Haziri me numër 47, ngase është BesëLidhje e shpresës, përkushtimit të njerëzve të mirë që besojnë në familje, Zot dhe shtet.
Zoti e bekoftë vendin tonë të mirë!
Vota e jonë është bekimi i demokracisë!
Sponsorizuar nga Faton Bislimi