Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, bashkë me deputeten Arta Bajralija dhe bashkëpunëtorë, ka pritur në takim deputeten Fitore Pacolli si dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Jeshil, Xhevdet Gegollaj.
Ai ka thënë se kanë diskutuar në detaje sa i përket projekteve ekzistuese të fondacionit, si ai Foodsafe që ka për qëllim menaxhimin e mbeturinave organike, si dhe biseduam për gjetjen e mënyrave të implementimit të këtyre projekteve në komunën e Kamenicës.
“Duke u shprehur pro bashkëpunimit, morëm edhe mbështetjen e deputetes Pacolli si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Agrikulturë, Planifikim dhe Zhvillim”- tha Rahimaj. /2LONLINE/