Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, komisioni miks i Ekspertëve të Përbashkët të Kosovës dhe Maqedonisë, kanë zhvilluar takimin e radhës, ku u diskutuan temat rreth ecurisë dhe mbarëvajtjes së punëve rreth përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme për fillimin e ndërtimit të objektit të pikë kalimit të përbashkët kufitar “Stançiç – Bellanoc”.
Në kuadër të këtij takimi janë shqyrtuar të gjitha veprimet e ndërmarra nga komisioni, si dhe u diskutuan edhe çështjet e bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta për funksionalizimin sa më të shpejtë të pikë kalimit të përbashkët kufitar “Stançiç– Bellanoc”.
Të dyja palët u dakorduan që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.