DYLON

Arrestohen dy punëtorë të KEDS-it

Arrestohen dy punëtorë të KEDS-it
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësia e hetimeve nga stacioni policor i Kamenicës, me urdhër të prokurorit kanë përpiluar Kallëzim Penal ndaj dy të dyshuarve, punëtorë të KEDS-it, me dyshimin e bazuar se me datë 23 janar 2018 ata kishin shfrytëzuar mos prezencën e pronarit të shtëpisë, shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në Kamenicë dhe duke shfrytëzuar prezencën vetëm të fëmijëve të moshës së mitur, të njëjtit kishin hyrë në shtëpi dhe kishin kryer një kontroll, “për keqpërdorim dhe shfrytëzim të paligjshëm të rrymës elektrike”, në shtëpinë e ankuesit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Cenim i paprekshmërish së banesave dhe kontroll i paligjshëm”.

“Dy të dyshuarit janë intervistuar nga ana e prokurorit të shtetit me datë 07 shkurt 2018. Prokurori ka lëshuar vendimin mbi ndalimin e tyre për 48 orë, dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Gjilan. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.