Jo të gjithë e dinë që birra mund të gjejë përdorim të vlefshëm edhe në kozmetikë, pasi ndihmon në përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe flokëve.
Maja e birrës, vitaminat dhe mineralet e gjendura në të janë përbërës të mrekullueshëm për produkte bukurie.
Birra stimulon nxirjen sepse nxit prodhimin e melaninës, prandaj mjafton ta spërkatni në trup të përzier me pak ujë, por mos e zëvendësoni kremin mbrojtës. Ai gjithsesi është i rëndësishëm pasi birra nuk ka SPF.
Birra përmban silic i cili forcon flokët dhe i bën më të shndritshëm.
Me 20 ml qumësht dhe 20 ml birrë përgatitet një maskë të cilën duhet ta mbani disa minuta në flokë të sapolarë. Pas shpëlarjes, aplikoni balsam dhe flokët tuaj do të jenë të shndritshëm dhe të shëndetshëm.
Me tre luleshtrydhe dhe një lugë birrë përgatitet një maskë eksfoliuese e mrekullueshme për lëkurën.
Mjafton ta mbani çerek ore dhe ta aplikoni dy herë në javë.Birra zbut kallot e këmbëve, nëse bashkoni gjysmë gote birrë me dy filxhanë çaj mente.
Birra forcon thonjtë e dobët për shkak të prezencës së selenit, kaliumit dhe biotinës.Në një gotë përzieni birrë, vaj ulliri të ngrohtë dhe pak uthull molle të pafiltruar.
Zhysni thonjtë dhe bëjeni këtë procedurë tre herë në javë.