APEL
Për tubimin e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmetet që goditën disa zona të Turqisë.
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndihmojnë me grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmetet që goditën disa zona të Turqisë.
Njëkohësisht vëmë në dijeni opinionin e gjerë se ditën e premte, më 10 shkurt 2023, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, do të ketë aksion për tubimin e mjeteve financiare, në emër të ndihmës për banorët e zonave të prekura nga tërmetet në Turqi.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu është në ndihmën e robit, derisa robi është në ndihmën e vëllaut të vet.”
Të gjithë të interesuarit për të mbështetur dhe për të kontribuar në fondin për ndihmë të të prekurve nga tërmetet, mund ta bëjnë në bankën NLB, me të dhënat e poshtëcekura:
NLB BANKA
Emërtimi: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
IBAN: XK05 1700200100103672
SWIFT CODE: NLPRXKPR
Përshkrimi: TËRMETI NË TURQI