Me 50 vota për është votuar mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Malit të Zi të drejtuar nga Dritan Abazoviq. Mocioni ishte iniciuar nga partia e Millo Gjukanoviqit, DPS, pasi Abazoviq kishte nënshkruar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Bëhet e ditur se 50 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Demokratëve, Partisë Socialdemokrate (SDP), Partisë Liberale (LP), Partisë Boshnjake (BS), Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, Drejtësi dhe Malit të Zi të Bashkuar votuan për shkarkimin e kabinetit të Abazoviqit.
Seanca për shkarkimin e Qeverisë Abazoviq zgjati afro 13 orë, ndërsa pati debat të shumtë.