DYLON

Në fshatin Topanicë Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023

Në fshatin Topanicë Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Kamenicës, kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatin Topanicë. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa Naser Hasani.

Kryetari Rahimaj ka thënë se në janë duke punuar që në hartimin e projekt-buxhetit për vitin 2023 t’i inkorporojnë propozimet me prioritet të qytetarve.

EkoHigjiena

Zyrtari Naser Hashani ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023.

Kërkesat që banorët paraqiten kishin të bëjnë me ndërtimin e murit mbrojtës te salla e fshatit, asfaltim e rrugicave si dhe rregullimin e trotuareve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.