Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të cilësuar si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, ku një punëtor derisa ishte duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër, aksidentalisht ka rënë nga skelet nga një lartësi prej 3-4 metra.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Raporti i policisë:
RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Rr. Mustafë Kokaj, Viti 08.03.2023 – 09:25. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër, aksidentalisht ka rënë nga skelet nga një lartësi prej 3-4 metra. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe inspektori i punës. /2LONLINE/