Të premten në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, në Gjilan, Instituti Albanologjik i Prishtinës- dega e gjuhësisë ka promovuar dy botimet e reja shkencore “Gjurmime albanologjike” dhe “Gjuha shqipe”.
Po ashtu, ky Instituti solli edhe 150 botime shkencore për bibliotekën e qytetit duke e pasuruar atë për studentët që e frekuentojnë atë.
“Ne falënderojmë Institutin për kontributin në bibliotekë duke vazhduar së bashku në bashkëpunime tjera e aktivitete shkencore”, thuhet në njoftimin e Bibliotekë së Qytetit “Fan S Noli” Gjilan.
Edhe, kreu i komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka njoftuar për këtë ngjarje duke shpërndarë foto nga ky aktivitet dhe duke vlerësuar dhe flaenderuar Institutin për pasurimin e Bibliotekës së Qytetit me 150 libra të rinj shkencorë dhe promovimi i revistave më të rëndësishme shkencore në Republikën e Kosovës – “Gjurmime albanologjike” dhe “Gjuha shqipe” nga Instituti Albanologjik – Prishtinë. /2LONLINE/