DYLON

Stafi i UKZ pjesë e mobilitetit në Universitetin e Manisas

Stafi i UKZ pjesë e mobilitetit në Universitetin e Manisas
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit që Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Universitetin e Manisas “Celal Bayar” të Turqisë, një ekip i UKZ në përbërje të Prof. Ass. Dr. Selim Daku, dhe zyrtarëve Kushtrim Dekmi, Betim Berisha dhe Mensur Ajeti, kanë qenë pjesë e  ICM(International Credit Mobility) për pesë ditë me radhë.

Ata gjatë qëndrimit në Universitetin e Manisas Celal Bayar kanë realizuar takime të ndryshme. Fillimisht janë takuar me disa nga përfaqësuesit e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, ku në ndërkohë kanë pasur takime dhe vizita me përfaqësuesit e Fakulteteve në universitetin e Manisas.

EkoHigjiena

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Universiteti “Celal Bayar”  në kuadër të mobilitetit, janë dakorduar që të intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin në mes dy universiteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.