Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë dhënë betimin 10 deputetë të rinj, përfaqësues të komunitetit serb.
Deputetët: Milan Kostić, Zoran Maksimović, Olivera Zdravković, Milan Joksimović, Ksenija Bozović, Rados Mihajlović, Nenad Radenković, Svetislav Jokić dhe Biljana Maksić, janë nga subjekti politik Lista serbe, ndërsa deputeti Cvetko Veljković, nga subjekti politik Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Qëndrueshmëri (Gi Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO).