Sot, në Anamoravë filluam edhe zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku prezantuam edhe kandidatet tanë për deputetë nga Gjilani, Vitia, Kllokoti dhe Kamenica.
Kryetari i Nisma socialdemorkate, Fatmir Limaj në këtë takim tha se përgjigja më e mirë ndaj atyre që tentojnë ta zbehin, zhbëjnë të kaluarën tonë të lavdishme është ky besim i jashtëzakonshëm që po na japin bashkëluftëtarë e qytetarë në Anamoravë dhe anekënd Kosovës.
Kosova nuk lihet në duart e atyre që e lënë Kosovën të vetme duke ju ikur përgjegjësivë.
Ftesa jonë ishte që zëri çlirimtarë të jetë në Kuvend për mos të lejuar që rrugetimi i shtetndërtimit të vendit tonë të shkojë në kahje të gabuar ka thënë ndër të tjera kryetari Limaj.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se është për keqardhje që një kandidat për kryeministër gjenocidin e okupatorit serb gjatë luftës së fundit në Kosovë e quan përpjekje, prandaj ai nuk duhet të votohet sepse ai po e mohon të vërtetën e të kaluarës sonë.
Ai ka bërë thirrje që Anamorva të votojë çlirimtarët e 121-it dhe mos votoni ata që në çdo etapë të rendësishme për vendin kanë mbajtur krah të gabuar.
e sponsorizuar