Ish-futbollisti i Victoryt, Besart Berisha mund të rikthehet te ish-skuadra e tij, derisa Melbourne Cityt dhe Western Unitedi janë në garë për transferimin e tij.
Siç raporton “Herald Sun”, dy rivalët tashmë kanë bërë oferta, derisa e interesuar për Berishën mbetet edhe Wellington Phoenix.
Ish-sulmuesi i Kosovës dhe Shqipërisë që së fundmi ka marrë pasaportë australiane, synon që të rikthehet në Australi.
Në kampionatin elitar të Australisë, Berisha është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 116 gola.