Gjilani dhe Drita me mbi 2 milionë euro transferime, 14 futbollistë do ta shijojnë derbin gjilanas

Gjilani dhe Drita me mbi 2 milionë euro transferime, 14 futbollistë do ta shijojnë derbin gjilanas

Këtë vikend zhvillohen ndeshjet e javës së shtatë në Superligë, ndërsa vëmendja mbetet në Gjilan, ku zhvillohet derbi lokal mes Gjilanit dhe Dritës.

Të dyja skuadrat gjilanase kanë investuar mbi 2 milionë euro transferime, duke qenë lidere të afatit kalimtar veror.

Gjatë verës, Gjilani transferoi 16 futbollistë, ndërsa Drita 11. Klubet kanë në përbërje të tyre futbollistë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e deri tek ata nga Brazili i largët e Bregu i Fildishtë.

Duke marrë përbazë vetëm futbollistët që luajnë në përbërjet bazë, plotë 14 futbollistë nga të dy skuadrat do të debutojnë në derbin më të madh kosovar.

Te Gjilani pritet të luajnë: Oltion Rapa, Jackson Ferreira Silverio, Bedri Greca, Tomisllav Bushiç, Fjoart Jonuzi, Erlis Frashëri, Muhamed Useini, Gerhard Progni.

Ndërsa te Drita, Ilir Blakçori, Hamdi Namani, Izair Emini, Darko Tofiloski, Bunjamin Shabani, Ardian Cuculi.

Ndeshja Gjilani – Drita zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

KOMENTE