Mesfushori kosovar, Besar Halimi është prezantuar te klubi i ri, Sandhausen. Halimi ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me ekipin gjerman.
Sandhausen është skuadër që bën gara në Bundesliga 2, dhe pikërisht aty luan edhe mbrojtësi kosovar, Leart Paqarada.
24 vjeçari e shfrytëzoi ditën e fundit të afatit kalimtar për tu transferuar nga ekipi danez Brondby, ku luajti për dy sezone.