Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha ka shkruar një tekst informues, por edhe motivues për Kombëtaretn e Kosovës dhe bashkëlojtarët e tij, në prag të përballjes me Anglinë.
Ai ka rrëfyer përjetimet e vështira të popullit kosovarë, luftën, emigrimin, futbollin e deri tek liria.
Ai ka theksuar poashtu faktin e vendeve mike të Kosovës, të cilat i ndihmuan shqiptarët në kohën e luftës së fundit në Kosovë.
Njëra ndër to ishte edhe Anglia, me të cilën përballen sonte.
Berisha e ka quajtur Kosovën vend të vogël por me zemër të madhe.
“Sot do te perballemi me njerin nga vendet qe na ndihmoi te lirohemi nga okupatori. Do i jemi mirenjohes gjate gjithe jetes Anglise dhe do te jemi miq pa marre parasysh se sonte kush fiton. Kosova eshte nje vend i vogel, por ka njerez me zemer te madhe dhe asnjeher nuk i harron ata qe na ndihmuan te jemi ketu. Angline do ta respektojme gjate gjithe jetes, por sonte do u tregojme se cfare kemi mundur te bejme dhe se kush jemi bere nga perkrahja e tyre”, shkruan ylli i Lazios në Facebook.