Futbollisti kosovar, Valon Berisha duket se do i japë fund aventurës me Lacion në merkaton e janarit.
Mesfushori shqiptar ka qenë i pafat me kryeqytetasit teksa dëmtime e shpeshta nuk e lejuan për asnjë moment të shfaqte potencialin e plotë, atë për të cilin drejtori Igli Tare e transferoi nga Salcburgu.
Lacio tashmë ka nisur edhe kërkimet për të identifikuar zëvendësuesin e Berishës, ndërsa zgjidhja mund të vijë nga Salernitana. Klubi i dytë në pronësinë e Lotitos ka shërbyer në vitet e fundit si satelit për Lacion, ku bardhekaltërit dërgojnë lojtarë për të fituar eksperiencë dhe për t’i marrë më pas në Romë.
Kështu, është menaxhuar edhe mesfushori Sofian Kijine. Belgu është huazuar te Salernitana ndërsa falë paraqitjeve të tij mund të promovohet edhe te Lacios.