Trajneri i ri i Arsenalit i beson Xhakës, titullar në ndeshjen ndaj Bournemouth

Trajneri i ri i Arsenalit i beson Xhakës, titullar në ndeshjen ndaj Bournemouth

Bournemouthi dhe Arsenali po zhvillojne ndeshjen e radhës në Ligën Premier. ‘Topçinjtë’ janë mysafirë të Bournemouthit në takimin e vlefshëm për javën e 19-të në Ligën Premier, e cila vazhdon te zhvillohet në Vitality Stadium.

Ndeshja momentalisht eshte me rezultat te barabarte 1:1.

Ekipi nga Emirates vjen nga një formë e dobët në kampionat, por synojnë fitore në ndeshjen e parë në drejtimin e trajnerit të ri Mikel Arteta.

Në anën tjetër, edhe vendasit nuk po përjetojnë formë të mirë në këtë pjesë të parë të sezonit dhe duan rezultat pozitiv para tifozëve të tyre.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me ekipet më të mira, ku te Arsenali titullar është mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

KOMENTE