Partia e Drejtësisë (PD) Dega në Gjilan, me kandidatin e saj për Kryetar Komune dhe me kandidatët e saj për asamble komunale, kanë vazhduar takimet e saj me qytetarë të ndryshëm.
Bartësi i listës, njëherësh kryetar i degës së këtij subjekti politik, Skender Berisha ka vlerësuar derbin e futbollit gjilanas Drita-Gjilani, me këtë rast iai tha se pati rastin t’i takojë disa nga tifozët e këtyre dy klubeve.
Berisha theksoi se loja që u zhvillua në mes të këtyre dy klubeve ishte për çdo lëvdatë, kurse tifozëria mbështetëse e të dy klubeve është një tifozeri e shkëlqyer dhe meriton mbështetje institucionale.
Ai u premtoi mbështetje për sportin dhe sportistët se do të jetë zëri i tyre në Kuvendin Komunal në mandatin e ardhshëm.
e sponsorizuar nga PD