Futbollisti kosovar, Valon Berisha është paraqitur në konferencë para ndeshjes me Çekinë. Ylli kosovar ka thënë se është i gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje dhe atmosfera është e mirë brenda skuadrës, transmeton 2LONLINE.com.
“Unë jam i gatshëm me jep maksimumin e Kosovës. Për formacion është trajneri Atmosfera është e mirë edhe pse Vedati mungon, por gjithmonë kemi pasur probleme dhe kemi pasur zgjidhje në fushhë dhe secili që ka lujt e ka dhënë maksimumin. Unë jam i gatshëm të luaj. edhe pse nuk luaj standard me skuadrën, kur vij ktu jam gjithmonë i gatshëm. E kemi shumë vështirë por ne jemi gati për këtë “luftë”. Edhe për këta është gjithçka por edhe për neve”, ka thënë Berisha.
Berisha ka theksuar se ëndrra për t’u kualifikuar është shumë afër dhe janë të koncentruar në këtë mundësi të madhe dhe jo në presion.
Ëndrra jonë është shumë afër dhe ne kemi ardhur për fitore, për tri pikë. Është gjithcka për neve dhe ata, prandaj do ta japim maksimumin. Edhe unë personalisht, por edhe gjithë futbollistët. Ne nuk i dëgjojmë fjalët e të tjerëve dhe nuk lejojmë ta fiksojmë presionin në kokë, do të jetë lojë e vështirë, fizike dhe ne jemi koncentruar aty, ta bëjmë më të mirën, por jo të na pengoj presioni apo kush eshte kundershtari. Të gjithë mund të jenë të befasuar sesi Kosova e ka arritur këtë sukses për vetëm tri vite, por ne do shikojmë përpara për ta realizuar ëndrrën tonë dhe të popullit. Jemi me fat që kemi këtë mundësi dhe jemi shumë pranë realizimit te saj”, deklaroi Valon Berisha.