Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha ka startuar në tri ndeshjet e fundit të Fortuna Duesseldorfit në Bundesligën gjermane. Duesseldorfi barazoi 1:1 me Eintracht Frankfurtin dhe me Wolfsburgun, ndërsa pësoi 4:1 nga Borussia Moenchengladbachu.
Ndonëse, ende në pritje të fitores së parë, Berisha tashmë po llogaritet lider i ri i Duesseldorfit. Sajti “express.de” ka shkruar të martën se tifozët e Fortunas mund të presin paraqitje edhe më të mira nga lideri i ri.
Vetë Berisha ka treguar se synon të përmirësohet vazhdimisht.
“Unë do të përmirësojë veten nga ndeshja në ndeshje. Do të luajë më mirë kur të njoh lojtarët më shumë dhe kur të kuptojë se cila është loja e synuar nga trajneri. Më pas do të kontribuojë më tepër për skuadrën dhe do të bëjë më shumë për të fituar ndeshje”, ka thënë Berisha.
Ai muajin e kaluar u huazua nga Lazio te Fortuna Duesseldorfi. Klubi gjerman e ka opsionin për ta blerë në verë.