Derisa organet kompetente, përkatësisht KQZ-ja, ta thotë fjalën e saj të fundit mbi legjitimiteti e njërës palë të Partisë së Drejtësisë (PD) që secila pretendon se e drejta është në anën e tyre dhe se pala tjetër është jolegjitime, ndarje të tillë kemi edhe në Gjilan ku edhe këtu kemi dy palë që pretendojnë se janë Degë legjitime.
Siç dihet, njëra palë njeh tani Sylejman Çerkezin, për kryetar të ri të Partisë së Drejtësisë, por i zgjedhur në një proces që është kontestuar nga kryetari i palës tjetër, Ferid Agani. Ndërkohë që edhe në Gjilan, kemi dy palë që veprojnë duke përdorur akronimin e PD-së dhe duke e vlerësuar vetën për Degë legjitime.
Dega e deritanishme që udhëhiqej nga Selvete Shurdhani, (pala që për kryetar njohin tani Sylejman Qerkezin) vazhdojnë ta konsiderojnë edhe më tutje veten legjitime, ndërkohë që pala tjetër që për kryetar njohin Ferid Aganin, kohë më parë kanë mbajtur edhe Kuvendin zgjedhor nga kanë nxjerrë për kryetar dege Skender Berishën dhe kryesinë e re.
Derisa njëra palë vazhdon me angazhime duke qenë edhe pjesë e koalicionit me LDK-në në pushtet, ku Selvete Shurdhani është edhe anëtare e Kuvendit, e Ensar Kadriu, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pala tjetër ka mbajtur takimin e parë në përbërjen e re, nga ku ndër tjerash është vlerësuar se PD është e interesuar për partneritete, dhe vazhdim të koalicionit, por se tani duhet rishikuar marrëveshja e koalicionit, edhe atë shumë shpejtë.
Skender Berisha, kryetar i PD-së së Gjilanit thotë për Portalin 2LONLINE, se tani janë zgjedhur edhe struktura tjera udhëheqëse të kryesisë së degës dhe se janë paraqiten ide të shumta rreth punës në të ardhmen. “Në takim të kryesisë kishte atmosfere pune, dhe u propozua që e gjithë struktura e kaluar t’i kthehet realitetit, duke mos qenë pra përjashtues, dhe të bashkëpunojnë për një të ardhme të përbashkët në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka thënë Berisha, i cili ka ftuar, siç është shprehur, edhe ish kryetaren e Degës Selvete Shurdhani, që t’i kthehet punës në PD, dhe t’i mbrojë interesat e këtij subjekti politik në përgjithësi.
“PD-ja, Dega në Gjilan, pret që para saj, të raportojë asambleistja e vetme e PD-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit për ecuritë dhe angazhimin e saj, përderisa sa ajo thirret në emër të PD-së. Po ashtu, njëjtë duhet të veprojë edhe Ensar Kadriu, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Presim mirëkuptim nga ta”, ka thënë Berisha.
Berisha duke i ftuar të gjithë nga krahu tjetër, t’i thërrasin arsyes, t’i lënë mëritë dhe inatet, por të bashkohen me PD-në legjitime dhe të vazhdojnë bashkërisht rrugëtimin, ka shtuar tutje se vetëm bashkimi na ndihmon dhe na jep energji. PD është e përkushtuar për bashkëpunim me të gjithë sepse PD është shumë e madhe dhe ka ende shumë për t’i dhënë qytetarit, ka thënë ai.