Kryetari i PD-së, Msc.Skender Berisha, njëherit bartës i listës së këtij subjekti politik premton angazhimin e tij maksimal në zvogëlimin apo eliminimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nëpërmjet shtyllave të tensionit të ulët brenda qytetit, dhe në fazën e dytë edhe në pjesën më të madhe të fshatrave të Komunës së Gjilanit.
Një bashkëpunim ndërmjet institucioneve komunale dhe asaj të KEDS-it, do t’a ndihmonte qytetin me eliminimin e rrezikshmërisë ndaj qytetarëve, por pa lënë anash edhe rrezikun gjatë punës që e bëjnë punëtorët e KEDS-it në, dhe më pas do t’i jepte edhe një pamje më ndryshe qytetit.
Por, për idetë e shkëlqyera që Kryetari i PD-së jep në vazhdimësi, në të mirë të të gjithëve, duhet mbështetur me votën tuaj, duhet vizion dhe guxim për t’i realizuar.
Prandaj:
Voto #142 Qeverisje me Drejtësi
Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/