Shoqata Bamirëse Humanitare “Bereqeti”, Dega në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, për nder të Bajramit të Kurbanit, sot ndau 110 pako ushqimore për jetimët e Gjilanit dhe 500 dhurata për fëmijë.
Pakot ushqimore përbëheshin nga gjërat më elementare për të shtruar sofrën e Bajramit, si miell, vaj, oriz, sheqer, kripë, makarona, pije freskuese etj. Ndërsa dhurata e fëmijëve, përveç çokollatave dhe biskotave të ndryshme, kishin edhe paketim mjaft tërheqës për fëmijët e moshave të vogla.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan falenderon donatorët e rregullt, si Fluidi (RC Cola) dhe ELKOS Sh.p.k – ETC Gjilan , dhe humanistët individualë për ndihmën e ofruar, duke e lutur Zotin xh.sh. që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në botën tjetër.
Gëzuar Kurban Bajramin!
Agim Hyseni