DYLON

Policia Kufitare arreston një të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës (municionit)”

Policia Kufitare arreston një të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës (municionit)”
Avatar photo Redaksia

Me datë 19.07.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast  PKK Vërmicë gjatë punës policore  ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë të cilin e  drejtonte  i dyshuari SH.C. (1965),  shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët policor në PKK Vërmicë, në sirtarin para ulëses së pasagjerit është gjetur një armë  e tipit TT  e cila kishte në karikator shtatë (7)  fishekë te cal 7.62 mm.

EkoHigjiena

Personi i dyshuar është shoqëruar në SPK-Vermicë dhe është kontaktuar prokurori kujdestar,  me urdhër të të cilit arma dhe municioni (fishekët) janë konfiskuar si dëshmi materiale.

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e ndalimit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.