Më 1 qershor, ora 11:00, vjen premiera e shfaqjes më të re për fëmijë “Beli, Blerta dhe Balena Blu”, me koncept dhe regji nga Burim Baftiu ku luajnë Safete Mustafa dhe Gëzim Bucolli.
Shfaqja është e bazuar në tregimet dhe përvojat e fëmijëve dhe vjen në një format të jashtëzakonshëm dhe shumë aktual.
Tregimi ose përalla e shfaqjes:
Beli, një “gejmer” / “youtube-r”/ ose lojtar i pasionuar dhe i fiksuar pas lojërave elektronike, bie viktimë e Balenës Blu dhe fillon të mungojë edhe në shkollë nga frika prej saj.
Blerta, shoqja e tij më e ngushtë, kupton këtë gjë dhe fillon t’i ndihmojë atij ta mposhtë frikën dhe ta rikthejë në shkollë.
Një tregim fantastik, një lojë e jashtëzakonshme dhe më e rëndësishmja – një leksion ose edukim për të gjithë fëmijët.
Shfaqja magjike me karakter edukativ, argëtues, jepet më 1 qershor (e shtunë) nga ora 11:00, Teatri i Qytetit, Gjilan.
Teatri i Qytetit Gjilan
Teatri Magjik i Fëmijëve
Shfaqja për fëmijë: “Beli, Blerta dhe Balena Blu”
Koncept dhe regjia: Burim Baftiu
Luajnë: Safete Mustafa dhe Gëzim Bucolli