DYLON

Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” shënojnë 1 Qershorin-Ditën e Fëmijëve

Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” shënojnë 1 Qershorin-Ditën e Fëmijëve
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentët e Fakultetit të Edukimit program Parashkollor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë organizuar aktivitete të ndryshme.

Studentët kanë organizuar ekspozitë, ku nënë udhëheqjen e profesorit Ahmet Ibrahimi, kanë prezantuar punimet dhe kreativitetet e tyre të punë dorës, nga program i fushave të artit.

Dekani i Fakultetit të Edukimit Januz Dërvodeli së bashku me profesorët tjerë , kanë parë nga afër punimet e ekspozitës, ku njëherësh kanë përgëzuar studentët për kreativitetin e tyre, derisa kanë uruar të gjithë fëmijët kudo që janë për ditën e tyre.

EkoHigjiena

Ekspozitën e kanë vizituar edhe disa fëmijë të Institucioneve Parashkollor në Gjilan të cilët janë nda tejet të kënaqur nga ky organizim.

Pikërisht për fëmijët, studentët kishin përgatitur edhe një koktej, nga shtëpitë e tyre kishin sjellë gatime tradicionale dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.