Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi së bashku me kryetarin e OVL UÇK-së dega në Dardanë, Milaim Limani, si dhe një pjesë të stafit komunal kanë bërë homazhe tek lapidari i dëshmorit, Avdi Xhaçku në Hogosht.
Këto homazhe janë bërë për nder të 22 vjetorit të rënies së dëshmorit Avdi Xhaçku.
Drejtori i drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahmi, tha se homazhet janë bërë për të nderuar veprën e dëshmorit, Avdi Xhaçku.
“Në Hogosht, në 22-vjetorin e rënies së dëshmorit Avdi Xhaçku, u bënë homazhe për të nderuar veprën dhe sakrificën e dëshmorit Xhaçku. Të gjithë të rënët për liri do të kujtohen gjithmonë me shumë krenari”, tha Ibrahimi.
Edhe kryetari i OVL UÇK-së, Milaim Limani, tha se veprat e të gjithë atyre që dhanë jetën për liri janë të paharrushme, dhe do të kujtohen gjithmonë me nder e krenari. /2LONLINE.com/