DYLON

Në komunën e Vitisë 7 raste aktive dhe vetëm 1 i hospitalizuar nga Covid 19

Në komunën e Vitisë 7 raste aktive dhe vetëm 1 i hospitalizuar nga Covid 19
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, u tha se momentalisht gjendja me pandeminë në komunën e Vitisë është në përmirësim e sipër dhe si rezultat i kësaj, është vetëm një rast i hospitalizuar, ndërkohë që 7 raste janë aktive.

Kryetari i komunës Sokol Haliti tha se ky trend i përmirësimit të gjendjes duhet të vazhdoj edhe më tutje, duke respektuar masat që janë në fuqi, edhe pse disa nga masat janë lehtësuar. Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se nga sot fillon zbatimi i vendimit të ri, ku parashihet lehtësimi i masave, por jo heqja e tyre. Prandaj duhet respektuar ato siç janë paraparë në vendimin e Qeverisë dhe IKSHP-ja. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.