Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi në ambientet e FFK-së të Kosovës është takuar me futbollistin Behar Neziri me prejardhje nga Kosova I cili veprimtarinë e tij po e zhvillon në Gjermani.
Mesfushori kosovar aktualisht luan për “FC Bayern Munich U19”. Ai u shpreh I lumtur për ftesën që ka marrë dhe pohoi se është në formë të mirë dhe I gatshëm që t’i bashkohet Dardanëve.
Me këtë vendim, 18 vjeçari zyrtrisht do të jetë një tjetër futbollist I talentuar I cili do e përfaqësoj Kombëtaren U19 të Kosovës, njofotn FFK. /2LONLINE.com/