Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me Urdhëresë të Gjykatës Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, Njësitet e Hetimeve në Viti kanë realizuar urdhëresën për bastisje në fshatin Beguncë, Komuna Viti, në shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të një të dyshuari , për posedon të armës pa leje.
“Gjatë kontrollit personi ka pranuar se posedon dy armë dhe municion: një pushkë gjuetie, dhe 32 copë fishek të kalibrit 12 mm, dhe një revole EKOL Special 99 (me gaz) me një karikator të zbrazur dhe një karikator i një arme që sipas të dyshuarit ju është konfiskuar para vitit 1999” ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, për pushkën e gjuetisë i dyshuari ka paraqitur lejen për posedim të armës me afat të skaduar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit ka filluar procedura penale “Armëmbajtje pa leje” dhe procedohet në gjykatë në procedurë të rregullt.