DYLON

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Me datën 12.09.2024 njësiti i hetimeve rajonale Gjilan me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka realizuar një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit S.I. (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar serb) me vendbanim në fshatin Prekoc, komuna e Novobërdës.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale:

EkoHigjiena
  1. Një (1) pushkë M-48 e kalibrit 7.9×57
  2. Pesë (5) fishek kalibër 7.9×57 mm
  3. Dy (2) pushkë gjysmë automatike prodhim Jugosllav,
  4. Dyqind e pesëdhjetë e nëntë (259)  fishekë të  kalibrit 7.62×39 mm dhe
  5. Katër (4) fishek të kalibrit 7.9X57 mm.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penale për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim i pa  autorizuar të armëve’’ Neni 366 i KPRK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.