DYLON

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Me datën 21.02.2024 rreth orës 18:30 Stacioni Policor në Viti përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Budrikë e Epërme ka të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit duke arritur që të identifikojnë lokacionin dhe të dyshuarin M.S. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar) i cili është arrestuar dhe sjellë në Stacionin Policor në Viti.

EkoHigjiena

I dyshuari dyshohet se me armë ka shti në ajër. Me këtë rast si provë materiale janë konfiskuar një (1) armë e llojit AK 47, një (1) karikator dhe njëzet e tri (23) gëzhoja të kalibrit 7.62 mm të cilat do të përdoren dëshmi për gjykatën.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’. I dyshuari me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.