Të dhënat për një faktor të ri ndikues, u prezantuan në Kongresin e 28-të të Akademisë Europiane të Dermatalogjisë dhe Venerologjisë.
Sipas të dhënave të publikuara çdo grimcë pluhuri, nafte apo benzine që lëshohet në ajër dhe futet në organizëm përveç shumë sëmundjesh të rrezikshme, shkaktojnë edhe humbjen e flokëve.
Ajri i ndotur, kryesisht nga nënprodhime industriale të fabrikave apo makinave, pasi futet në trup në vetëm 24 orë ul ndjeshëm nivelin e proteinës tek flokët. Kështu rrënja bëhet më e dobët e delikate dhe flokët fillojnë të bien në mënyrë të papritur.
Konkretisht për rritjen e mirë dhe të shëndetshme të flokëve janë përgjegjëse proteinat ciklin D1, ciklin E dhe CDK2, të cilat sa herë që ekspozohen ndaj ajrit të ndotur ulin sasinë e tyre të prodhimit.David Ndrecaj Bisinger.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit të cilës i referohet rreth 4.2 milion njerëz në të gjithë botën vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur.
Nivelet e larta të pluhurit apo kimikateve që makinat dhe fabrikat lëshojnë çdo ditë, bëhen shumë lehtë shkaktare të zhvillimit të sëmundjeve vdekjeprurëse.