Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje nga Anglia mbrëmë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Dardanët u mposhtën nga gjysmëfinalisti i Kupës së Botës me rezultat 5:3 në Southampton. Përkundër humbjes, Kosova bëri një paraqitje dinjitoze, derisa mori vlerësim maksimal nga të gjithë.
Së fundmi, medium anglez BBC Sport ka zgjedhur më të mirët e ndeshjes dhe me pikët maksimale është vlerësuar futbollisti kosovar, Valon Berisha.
Valon Berisha ishte ylli i Kosovës mbrëmë, derisa realizoi dy gola në portën e Anglise. Përkundër yjeve të shtrenjtë të Anglisë, zemra dhe këmbëngulja e Dardanëve triumfoi në këtë takim.