Java e pestë nis sot me tri super përballje, ndërsa sfidohen skuadrat e kreut të tabelës, respektivisht Drita, Gjilani dhe Ballkani. Ndeshje e rëndësishme zhvillohet në Podujevë, ku Llapi e pret Dritën.
Se ish-kampionët nuk do ta kenë fare të lehtë tregon edhe trajneri i vendasve, Llapit, Tahir Batatina.
Sipas tij Llapi dëshiron ta vazhdojë serinë pozitive me fitore. Batatina ka thënë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, duke e ditur potencialin e Dritës, por Llapi është maksimalisht i përqendruar dhe i motivuar për këtë përballje.
Sipas tij, më e rëndësishmja është se atmosfera brenda ekipit është brilante dhe futbollistët janë në gjendje të vdesin në fushë për ngjyrat e Llapit, pasi po zbatojnë me përpikëri të gjitha detyrat.
Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00.