DYLON

Komisioni disiplinor dënon Dritën, Prishtinën dhe Drenicën, këto janë arsyet

Komisioni disiplinor dënon Dritën, Prishtinën dhe Drenicën, këto janë arsyet
Avatar photo Elife Sherifi

Komisioni disiplinor i ka shqyrtuar proceduarat e iniciuara nga delegatët ku tri klube janë dënuar me nga 1 mijë euro.

Prishtina, Drita dhe Drenica janë dënuar me nga 1 mijë euro për shkak të sjelljeve të keqe të tifozëve. Kjo nuk është hera e parë që klubi Drita paguan dëme dhe dënime për shkak të tifozëve të zëshëm, “Intelektualët”.

Deklarata zyrtare:

EkoHigjiena

FC “ PRISHTINA “ nga Prishtina, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes  së javës së  IV-të ; FC “ Prishtina “ – FC “ Llapi 1932 e zhvilluar me datë 13.09.2019 në stadiumin  “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet e personave zyrtar;  hedhje e  mjeteve piroteknike  në fushë ) bazuar në nenin  52 paragrafi 1 pika  1 dhe nenin 10 paragrafi  3 pika 1 të Rregullores   disiplinore; dënohet; me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar  në të holla është 15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)

KF “ DRENICA “ nga Skenderaj , në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave , për sjellje të gabuara të një grupi të spektatorëve nikoqir  në ndeshjen e  javës së  IV-të ; KF “ Drenica “ SK “ Gjilani “  e zhvilluar me datë 14.09.2019 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj  ( raport; incizimi televiziv – vendosja e pankartës  me motive josportive ), bazuar në nenin  60 pika 1 paragrafi 1/3 dhe neni  10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores  disiplinore ; dënohet me të holla në shumë prej ; 1000  euro ( njëmijë euro ). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi publikohet  në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. ( Rregullorja  disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

TAHIR  LUSHTAKU ; kryetrajner në klubin e futbollit  “ DRENICA “ nga Skenderaj ,  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit  të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së ; IV-të ; KF “ Drenica “ – SC “ Gjilani “   e zhvilluar me datë 14.09.2019 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj  (  raporti gjyqtarit kryesor; sjellje të gabuara – reagime dhe ofendime drejtuar  gjyqtarit ), bazuar në  nenin 41 paragrafi 2 pika a/2 dhe neni  10 paragrafi 3 të Rregullores  disiplinore ;denohet me të holla në shumë prej ; 500  euro ( pesëqind euro ) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është  15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të  Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika 1).

FC “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime  në organizimin e ndeshjes  së javës së ; IV-të ; FC “ Drita “ – KF “ Feronikeli “   e zhvilluar me datë 15.09.2019 në stadiumin e qytetit   në Gjilan  ( raportet zyrtare; hudhje e  mjeteve piroteknike  në fushë  minuta e 71 ), bazuar në nenin  52 paragrafi 1 pika  1 dhe nenit 10 paragrafi 3 pika 1   të Rregullores  disiplinore ; dënohet ; me të holla në shumë prej ; 1000  euro (njëmijë euro) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është ; 15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.