Bullgaria e pret sonte Kosovën në stadiumin kombëtar Vasil Levski në Sofje, në një ndeshje të rrethit të katërt të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
Bastoret kryesore botërore janë duke e favorizuar lehtësisht Bullgarinë kundër Kosovës në përballjen e Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, e cila do të zhvillohet sonte në Sofje.
Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Bet365, e sheh Bullgarinë si favorite të lehtë pasi i ka vënë kuotën 2.45 për të fituar, derisa fitores së Kosovës i vë kuotë pak më të lartë, 3.25. Barazimi vlerësohet me kuotën 3.20.
Bet365 e kishte favorizuar bindshëm Malin e Zi në përballjen e së premtes në Podgoricë, e cila u mbyll pa fitues 1:1 edhe pse Kosova ishte skuadër më e mirë në fushë.