Policia e Kosovës, njësitet kundër krimeve ekonomike dhe antikorrupsion që operojnë nga shtabi qendror në Gjilan, kanë realizuar Planin Operativ të koduar “Lojërat e Fatit 2017”, ku janë përfshirë edhe agjencionet e tjera, ATK-ja, Dogana e Kosovës dhe Inspeksioni Komunal.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me gjatë operacionit në rajonin e Gjilanit, (Gjilan, Kamenicë, Viti), janë kontrolluar 11 subjekte të Lojërave të Fatit (Bastore Sportive dhe Kazino), janë shqiptuar 6 gjoba, janë mbyllur (blombuar) 3 lokale të palicencuara dhe janë sekuestruar dy shtëpiza kompjuterike nën dyshimin e zhvillimit/organizimit të Lojërave KENO (Lojëra të ndaluara në bazë të Ligjit të Lojërave të Fatit).
Me vendim te prokurorit,ndaj një të dyshuarit është inicuar rast “Organizmi i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm”, gjersa rastet tjera po hetohen veç e veç, ka bërë të ditur zëdhënësi Hashani.