(2LONLINE) – Njësitet Policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij e të dyshuarit banues ne Fshatin Verbicë e Zhegovcit , për arsye se djali i tij ne cilësi te dyshuarit ka qenë i involvuar në rast ‘’Armëmbajtje pa leje”, ka thënë, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë karabinë “Crvena Zastava”, me 14 copë fishek të kalibrit 53 mm si dhe një fishek i kalibrit 7.62 mm.
Rasti i referohet prokurorisë në procedurë të rregullt. /2lonline/