DYLON

Uron Shaqiri

Avatar photo Redaksia

Futbollisti shqiptar i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri, ka uruar shqiptarët për 101-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Festa kombëtare e shënimit të 101-vjetorit te Pavarësisë së shtetit shqiptar festohet  brenda dhe jashtë trevave shqiptare.

Shaqiri gjithmonë është i kujdesshëm në festat kombëtare dhe këtë ai zakonisht e ka bërë në pavarësinë e Kosovës. Ai ka lindur në Gjilan, por është rritur në Zvicër, kurse që nga viti kaluar është pjesë e skuadrës së madhe evropiane Bayern. Shaqiri ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook  për të shprehur kënaqësinë e tij dhe për të uruar fansat e tij shqiptarë për këtë përvjetor.

EkoHigjiena

Ai po ashtu mbahet mend të ketë mbajtur edhe flamurin e Kosovës pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve në maj të këtij viti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.