/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast “Armëmbajtje pa leje”, të regjistruar në fshatin Rogoqicë të Kamenicës
“Policia e Kosovës gjatë realizimit tё një urdhri për bastisje nё fshatin Rogoqicë tek shtëpia e të dyshuarit shqiptar, shtetas i Kosovës, kishin arritur të gjejnë dhe ta konfiskojnë: njё (1) revole Ekol 9 mm, “made for zarimax’’, 3 karikatorë të zbrazët dhe 1 shufër metalike”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti i dedikohet prokurorisë nё procedurë tё rregullt. /2L ONLINE/
fotoilustruese