Njëri prej shumë futbollistëve që është duke u kërkuar nga Përfaqësuesja e Kosovës, Bastien Toma ka bërë një paraqitje mbresëlënëse për Sionin në kuadër të Kupës së Zvicrës.
Futbollisti shqiptar ka shënuar në fitoren 2:1 ndaj Aarau duke e ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet në fazën e 1/8-tës së finales.
Toma arriti ta hap serinë e golave në minutën e 22-të, derisa në mesfushë dhuroi një paraqitje solide.