Bashkimi i Koretinit që garon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, është bërë me trajneri të ri. “Portokallinjtë” kanë arritur marrëveshje me Skender Bunjakun, ish-teknikun e grupmoshave të reja të FC Dritës.
Bunjaku ka debutuar në stolin e Bashkimit këtë mesjavë, teksa e ka drejtuar ekipin në fitoren e pastër prej 2-0 ndaj Rilindjes.
Në kuadër të javës së dymbëdhjetë ekipi nga Koretini regjistroi fitore falë golave të Visar Zogianit dhe Besart Morines.
Me fitoren e realizuar këtë të mërkurë ekipi i Bashkimit ngritet në kuotën e 22 pikëve dhe vazhdon rrugëtimin drejt rikthimit në Ligën e Parë.