Bashkësia Lokale në Zarbicë e ka zgjedhur këshillin e ri me kryetar Avni Musliu, nënkryetar Bastri Shabani, sekretar Bajram Selimi dhe arkatar Nevzad Avdullahu.
Pasi është mbajtur tubimi me qytetarë ku të pranishmit kanë propozuar anëtarët për këshillin e bashkësisë lokale, është caktuar data e zgjedhjeve për anëtarë ku më pastaj janë zgjedhur 9 anëtarë të Bashkësisë Lokale të Zarbicës.
Zgjedhjet janë mbajtur në fshatin Zarbicë, kështu është zgjedhur përbërja e re e BL-Zarbicë, ku në këtë përbërje janë zgjedhur:
Kryetar: Avni Musliu
Nënkryetar: Bastri Shabani
Sekretar: Bajram Selimi
Arkatar: Nezad Avdullahu
dhe anëtarët tjerë të këshillit.
Ky këshill përfaqëson fshatrat; Zarbicë, Priboc, Novosellë e Epërme dhe Suharrnë. Selia e këshillit është në fshatin Zarbicë.