Bujanoc: Mbahet akademi përkujtimore, përkujtohen dëshmorët

Bujanoc: Mbahet akademi përkujtimore, përkujtohen dëshmorët

Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc është mbajtur akademi përkujtimore në kuadër të manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” dhe u përkujtuan dëshmorët e UÇPMB-së të rënë për liri në konfliktin e armatosur të vitit 2001.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, Bejtulla Bejtullahu në fjalimin e tij foli për jetën dhe veprën e Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit, shkruan Titulli.com.

“Asnjë popull e as populli shqiptarë interesat e tij kombëtare nuk i ka parë të ndara në baza krahinash por si interesa shqiptare e në frymën e këtij patriotizmi të trashëguar nga të parët tanë u frymëzua dhe motivua edhe Komandant Lleshi”, tha mes tjerash Bejtullahu.

Albulena Qazimi Hasani të pranishmit në emër të familjes Qazimi, e bija e Ridvan Qazimi përshëndeti të gjithë të pranishmit për nderimin që po i bëjnë të atit.

“Në emër të familjes Qazimi ju shprehi mirënjohje dhe falënderim që jeni prezent dhe po ndani dhimbjen bashkë me ne, lavdi dëshmorëve të kombit lavdi Ridvan Qazimit”, theksoi Albulena Qazimi Hasani.

Ky aktivitet u përcoll edhe më një program kulturorë ndërsa të pranishëm ishin familjarë, invalid, veteran dhe ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc,përfaqësues të jetës institucional e politike.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE