Në kuadër të planit bilateral me Italinë, gjatë vizitës treditore në vendin tonë, delegacion nga Komanda e Inspektoratit te Përgjithshëm të Mjekësisë Ushtarake Italiane kryesuar nga Gjeneralbrigade Dr. Claudio Zanotto, përveç vizitës zyrtare në Departamentin e Mjekësisë Ministrinë e Mbrojtjës, vizituan edhe Qendren Mjekësore të FSK-së, Regjimentin Mjekësor si dhe Komandën e Forcën e Forcës Tokësore.
Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit në fushën e mjekësisë ushtarake në mes të dy ministrive dhe forcave tona, i cili planifikohet të finalizohen me marrëveshje teknike në të ardhmen e afërt.
Në vazhdën e vizitës, delegacioni italian u shoqërua nga Drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, Kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj, i cili i njoftoi me sistemin shëndetësor të FSK-së, kapacitetet profesionale dhe aftësitë operacionale, si dhe të arriturat dhe investimet e deritashme.
Nga dyja palët, përveç shkëmbimit të përvojave, u vlerësua me interes edhe mbështetja e sistemit shëndetësor të FSK-së në avancimin profesional të stafit dhe pajisjeve, mbështetja për pjesëmarrje në ushtrime te përbashkëta në fushën e mjekësisë ushtarake, si dhe pjesëmarrja në organizata të mjekësisë ushtarake ndërkombëtare dhe ato në kuadër të NATO-s. /2LONLINE/