Barcelona do të ketë një stadium të ri. Akoma nuk është përcaktur vendi ku ai do të ndërtohet, por është e sigurtë që stadiumi i ri Barcës do të jetë i mbuluar dhe dhe do të ketë një kapacitet prej 105 mijë vendesh, 7 mijë më shumë sec ka aktualisht Camp Nou. Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë klubi katalanas, i cili gjithsesi po shqyrton për momentin projektet.
Këshilli administrativ i klubit katalanas ka dy ide, rindërtimin e stadiumit aktual Camp Nou, e cila do të kishte një kosto më të ulët financiare. Ndërkohë që ndërtimi i një impianti të ri kërkon një buxhet më të madh. Nëse do të miratohet projekti i dytë, zona në të cilën do të ngrihet stadiumi i ri do të jetë në lagjen e komunitetit katalan Avenida Diagonal.
Në mes të janarit këshilli administrativ i blaugranave do të mblidhet sërish për të marë një vendim përfundimtar. Sipas as që deklaroi zëdhënësi për shtyp i skuadrës spanjolle Toni Freixa, rezultati në të dyja rastet do të jetë një stadium i mbuluar me një kapacitet prej 105 mijë spektatorë.