DYLON

Banorët e Skifterajt identifikojnë projektet për të cilat ka nevojë fshati

Banorët e Skifterajt identifikojnë projektet për të cilat ka nevojë fshati
Avatar photo Redaksia

Dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2020-2022, kanë vazhduar dhe ashtu siç edhe ishte paraparë, një diskutim i tillë është mbajtur me banorët e fshatin Skifteraj, ku banoret e këtij lokaliteti, kanë identifikuar problemet dhe nevojat që kanë, ndërkohë edhe kanë bërë ditur prioritetet që ka fshati.

Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, ka njoftuar fillimisht banorët e Skifterajt për draft buxhetin për vitet në vijim.

Sipas tij, buxheti i paraparë nga niveli qendror nuk përmbush kërkesat e banorëve të komunës së Vitisë dhe potencoi se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri mbi pagat, dëmtohet buxheti komunal në veçanti në kategorinë e investimeve kapitale e cila është zvogëluar.

EkoHigjiena

Rama theksoi se në krahasim me buxhetin e kaluar, buxheti i vitit të ardhshëm ka shënuar rritje për 905.940 euro apo për 7.95%. Banorët e fshatit Skifteraj, si prioritet kanë renditur çështjen e ujësjellësit, si një ndër problemet më thelbësore që ka fshati.

Gjithashtu, si nevojë kanë potencuar edhe rregullimin e rrugëve bujqësore, kompletimin e projektit të ndriçimit publik, rregullimin e rrethojës së shkollës, nyjeve sanitare në shkollë, si dhe kërkuan qëndrueshmëri të projekteve. Interesimi i qytetarëve për këtë debat ishte e kënaqshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.